“Kurti të paguajë profesionistë për ta përgatitur statutin e Asociacionit”

“Kurti të paguajë profesionistë për ta përgatitur statutin e Asociacionit”

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti deklaroi se Qeveria Kurti duhet të paguajë konstitucionalistët më të mirë të mundshëm, për ta përgatitut statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Haliti tha se ky dokument duhet të jetë i pranueshëm për edhe për ndërkombëtarët.

“Qeveria duhet ta përgatitë statutin e Asociacionit së bashku me ndërkombëtarët. Me buxhetin e Qeverisë duhet të paguajë konstitucionalistë në Britani të Madhe, Gjermani, Amerikë, apo ku t’i gjejë, por më të mirët, për ta themeluar statutin e Asociacionit. Përmes këtij statuti, Kosova ka obligimet e veta, por duhet të jemi të kujdesshëm që mos të bëjmë gabime në dokumentin i cili do të jetë pastaj i pranueshëm për të dyja palët”, deklaroi Haliti në emisionin “Ditari”.

Madje sipas tij, ish-presidentja, Atifete Jahjaga ka gabuar që e ka dërguar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese.

“Është dashur të punohet për projekt statutin, e pastaj të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese”, theksoi tutje Haliti.

Related Articles