Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë ditës së premte do të takohet me kryetarin e Bashkimit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.
Ai pas vizitës në termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B”, tha se masat për kursimin e energjisë elektrike varen nga puna e institucioneve të pavarura.
“Unë nesër në mëngjes kam takim me kryetarin e BSPK-së dhe më pastaj natyrisht që do të zhvillojë takime edhe me degët, por një herë më kreun”, ka njoftuar ai.
Në debatet e zhvilluara gjatë kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, Kurti është kritikuar për mostakimin me përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës dhe në lidhje me Ligjin e Pagave. /KSP