Kurti tërhiqet nga vendimi për targat

Kurti tërhiqet nga vendimi për targat

Targat janë targa ilegale, Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar pronatër që të njëjtat t’i kthejnë në targa RKS.

Ne i kemi zhvilluar diskutimet edhe me minsitrinë e linjës dhe kemi ardhë në përfundim që të sjellim një propozim.

“Ato janë targa ilegale. Qeveria ka obliguar qytetarët t’i kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme edhe me organet e sigurisë. Kemi ardhur në përfundim të sjellim propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill s’mund të ketë sepse s’mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Pra me këtë rast me këtë sekuencim dhe shkallëzim ne tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e t’u japim shanse të gjithë atyre që dëshirojnë të integrohen”, ka thënë Kurti duke arsyetuar propozimin.

Related Articles