Kurti thotë se një vit të qeverisjes ia “konsumoi” pandemia COVID-19

 Kurti thotë se një vit të qeverisjes ia “konsumoi” pandemia COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar me prezantimin e arritjeve gjatë qeverisjes së tij tash dy vjet e gjysmë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pandemia me koronavirus e kishte konsumuar një kohë të konsiderueshme vitin e parë të qeverisjes.

“Prej atëherë, kemi ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të rralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime”, shkruan Kurti.

Related Articles