Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte regjistroi paraqitjen e dytë radhazi në televizionet vendore.
Në Rubikon, ai komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Këshillin Prokuroriale, ndërsa çështjen e dërgimit të ligjeve në institucionin më të lartë juridik në vendin tonë, si zvarritje.
Më pas kujtoi faktin se si kryeministër me 14 shkurt fitoi mbi 500 mijë vota, ndërsa i gjithë plani për ndryshim po zvarritet nga nëntë persona, duke aluduar në numrin e gjykatësve të Kushtetueses.
“Opozita po i dërgon ligjet në Kushtetuese. Më shumë është zvarritje. E patë ligjin për KPK-në. Pra, brenda u punua për këtë ligj. Komisioni i Venecias konfirmoi mbështetjen. U përgatit nën monitorimin e ShBA-së e Anglisë. S’e di! Këta vendosën për jo”, tha ndër tjerash Kurti.