Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, është deklaruar para mediave.
Gjatë konferencës, ai u pyet për takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me krerët e partive politike, pas dështimit të zgjedhjes së qeverisë së re
Ai tha se në këtë takim do të shkojë me optimizëm të plotë.
“Takimi që do ta kemi në zyrën e Presidencës, besoj se do të diskutohet tema për të cilën jemi thirrur, meqenëse me herën e parë nuk u arrit formimi i qeverisë. Dhe unë dua të shkoj me optimizëm aty”, u shpreh Kurti.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											