Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka pengesa logjistike dhe teknike për vizitën e tij në SHBA, por se atë do ta realizojë këtë pranverë.
Ai thotë se në SHBA nuk shkohet për tri ditë edhe për shkak të largësisë edhe për shkak të rëndësisë që ka vizita atje.
“Do të shkoj për 10 ditë ose dy javë, sepse edhe është një shtet shumë më i madh e shumë më larg, por edhe takimet që do t’i bëj atje do të jenë edhe më të shumta në Europë ku mund të shkosh edhe për dy ditë. Për shkak të situatës ku ndodhemi jemi të detyruar që ta spostojmë muaj pas muaji, por nuk vjen në shprehje rishikimi i buxhetit në mes të vitit, pa shkuar unë në SHBA se po e shoh që ju ndoshta jeni më të interesuar sesa unë, por kjo do të ndodhë në këtë pranverë”, ka thënë Kurti.
“Jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të shkoj të qëndrojë më gjatë sesa në shtetet e BE-së. Do të më duhet ndoshta të qëndroj pak më shumë se zakonisht, kështu që ju do të mund ta bëni pyetjen se kur do të kthehet”, përfundon ai.