Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga Kryeministria.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës, Kurti pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë britanikë dhe ndërkombëtarë, si dhe do të marrë pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje.
Konferenca e Londrës, pritet të mbajë takimin e katërt gjeopolitik. Kjo konferencë mbledh së bashku udhëheqës, politikanë, ushtarakë, industri, akademi dhe media të zgjedhura – ku trajtohen pyetjet e mëdha mbi mbrojtjen dhe sigurinë.
