Kurti udhëton për vizitë zyrtare në këtë shtet të Evropës

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në këtë shtet të Evropës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg të Francës.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se Kurti do të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.

Tutje bëhet e ditur se gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Related Articles