Kurti viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

Kurti viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe ambasadorin gjerman Jorn Rohde, vizituan hapësirat e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në bisedë me të rejat dhe të rinjtë aty, u njoftuan me idetë dhe njëkohësisht sfidat të cilat po tejkalohen suksesshëm gjatë punës me ndërmarrje të reja inovative.

“Mësova që si ekosistem funksional dhe dinamik, tashmë janë 47 kompani të përfshira dhe 352 të punësuar, ku bëjnë pjesë edhe institucione arsimore dhe ofrues të trajnimeve”, tha kryeministri Kurti duke cilësuar Parkun si një rrëfim suksesi i zhvillimit, arsimimit, progresit, kreativitetit dhe inovacionit.

Related Articles