Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ndër ngjarjet më të rënda në Kosovë gjatë vitit 2022 ishte dhunimi dhe vrasja ndaj grave.
Ai ka thënë se kjo dukuri e shëmtuar ka vënë në pah mungesën e emancipimit të burrave dhe mungesën e drejtësisë.
“Ndër ngjarjet më të rënda që duhet theksuar për këtë vit ishin vrasjet dhe dhunimet ndaj grave. Një dukur e shëmtuar e cila ka vënë në dukje sa mungesën e emancipim të burrave edhe mungesën e drejtësisë në parandalimin e dhunës dhe vrasjeve përmes dënimeve meritore”, ka thënë Kurti.
Ai duke përmendur disa nga vlerësimet e organizatave ndërkombëtare, ka thënë se si rezultat i punës erdhi edhe lajmi i vonuar për heqjen e vizave.
Kurti ka thënë se viti 2022 ishte vit i suksesit të gjithëmbarshëm por edhe me sfida.
Ai ka përmedur disa nga masat që ka marrë Qeveria për të ndihmuar qytetarët në përballimin e krizës ekonomike.