Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë hapjen e fushatës globale 16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.
Me këtë rast ai tha se në këtë ditë përkujtohen të gjitha gratë dhe vajzat që vdiqën si pasojnë e dhunës ndaj tyre.
Sipas tij, do të ketë zero tolerancë për dhunë ndaj grave e vajzave, duke shtuar se kjo dukuri do të luftohet çdo ditë.
“Përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave, do ta luftojmë dhunë ndaj tyre. Kemi përmirësuar dukshëm kornizën ligjore. Kemi avancuar në definimin e dhunës si vepër penale në Kodin Penal”.
“Zero tolerancë për dhunë ndaj grave dhe vajzave. Kjo kërkon veprim të menjëhershëm që të eliminojmë dhunë ndaj grave”.
“Do të rrisim kapacitet e institucioneve të sigurisë për të trajtuar në afate kohore rastet. Ëshët e detyrueshme që burrat të ngrisin zërin për dhunën ndaj garave”.
“Duhen programe për fuqizim ekonomik për të mbijetuar nga dhuna në familje. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të luftojmë dhunën”. /Gazeta Enigma/.