Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një drekë pune në Cyrih me drejtues të kompanive prestigjioze, përfshirë Xebia Group, Levi, Microsoft dhe Baloise.
Gjatë këtij takimi, ai ka theksuar rëndësinë e investimeve në Kosovë, duke i njoftuar të pranishmit me potencialin dhe përparësitë që ofron vendi, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, shkruan Gazeta Enigma.
Kurti ka promovuar disa karakteristika kyçe të Kosovës që e bëjnë atë një destinacion tërheqës për investitorët e huaj, duke përmendur pozitat gjeografike, politikat fiskale të favorshme, infrastrukturën digjitale, dhe popullatën e re dhe të edukuar.
Ai gjithashtu ka theksuar progresin ekonomik dhe demokratik të vendit, si dhe rëndësinë e sundimit të ligjit për një ambient të qëndrueshëm biznesi.
Kryeministri Kurti shpreson që këto takime të çojnë në një rritje të investimeve dhe një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare për Kosovën./GazetaEnigma/