Analisti Ilir Ibrahimi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e sheh si më të përshtatshëm për pozitën e presidenti se sa të kryeministrit.
Kjo për shkak se sipas tij nuk do të kishte ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimmarrëse.
Kështu është shprehur Ibrahimi përmes një postimi në Facebook.
“Pozita e presidentit, si një pozitë ceremoniale, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimarrëse, do ti ofronte zotit Kurti platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qef: pjesmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjoze, simpoziume shkencore e të tjera. Në të njejtën kohë edhe adhuruesit e tij do të kënaqeshin sepse do tu bëhej idoli President. Në anën tjetër do të hapej mundësia për formimin e një qeverie e cila do ta kishte përvojën, vullnetin dhe kuadrot e duhura për tu përballur me krizat që i kemi përpara.”, ka shkruar Ibrahimi.
Tutje, analisti ka theksuar se vizitat e liderëve opozitarë në SHBA, kriza me veriun, presioni për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë janë zhvillime që mund të sjellin ndryshime të tilla.