Kusari-Lila njofton se gjendja shëndetësore e djalit të saj është e mirë

Kusari-Lila njofton se gjendja shëndetësore e djalit të saj është e mirë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se një ditë më parë djali i saj është sulmuar nga qentë endacakë, raporton Gazeta Enigma.

Ndërsa, pak minuta m par përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, deputetja bëri të ditur se gjendja shëndetësore e djalit të saj është e mirë.

Ne kemi kaluar natën pa dhimbje dhe jemi zgjuar me disponim të mirë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ndryshe, deputetja ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe telefonatat të cilët ishin të interesuar për gjendjen shëndetësore të djalit të saj.

Të dashur miq,Edoni dhe ne familja ju falenderojmë për kujdesin e mbështetjen tuaj, për mesazhet dhe telefonatat…Posted by Mimoza Kusari on Tuesday, May 25, 2021

Related Articles