Kush është aktivistja e VV-së që fyu Rifat Jasharin pasi ai u pa me Sami Lushtakun?

Kush është aktivistja e VV-së që fyu Rifat Jasharin pasi ai u pa me Sami Lushtakun?

Xhevrie Ademi, nëna e ish-kandidates për Asamblenë Komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka përdorur fyese dhe tejet denigruese ndaj Rifat Jasharit pas publikimit të pamjeve nga e pamja për Sahit Jasharin.

Reagimi i saj erdhi pasi në rrjete sociale qarkulloi një video ku Rifat Jashari dhe Sami Lushtaku shihen së bashku duke pritur ngushëllime për vdekjen e Sahit Jasharit, luftëtar i hershëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjar i Adem Jasharit.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2060616481539655%2F&show_text=true&width=380&t=0

Sahit Jashari, i cili u varros dje, njihej si një nga pjesëtarët e hershëm të rezistencës së armatosur, ndërsa së bashku me Sami Lushtakun kishte marrë pjesë në disa aksione guerile gjatë viteve 1992 dhe 1993.

Por prania e Rifat Jasharit në të njëjtin ambient me Lushtakun ka nxitur reagimin e Xhevrie Ademit, e cila në një postim në rrjete sociale ka përdorur shprehje nënçmuese ndaj tij.

Ademi e ka quajtur Rifat Jasharin “matuf plak” dhe “gërxhull plak”, ndërsa ka shkruar se nuk do të çuditej nëse në të ardhmen do ta shihte atë duke u përqafuar edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

“E ky matufi plak që nuk i vjen marre prej plisit që e mban në kokë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Xhevrie Ademi rezulton të jetë aktiviste e zellshme e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një fotografi të publikuar më herët, ajo shihet krahas ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryetarit të Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Related Articles