Pacientja e aksidentuar në Mitrovicë në gjendje të rëndë, i nënshtrohet operacionit

Pacientja e aksidentuar në Mitrovicë në gjendje të rëndë, i nënshtrohet operacionit

Një grua e lënduar në aksidentin e ndodhur në Mitrovicë, pasi u godit nga një automjet, po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, për Sinjalin ka bërë të ditur se pacientja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u trajtuar nga ekipet mjekësore të specializuara.

Sipas tij, pacientja i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme dhe më pas është futur në sallën e operacionit, ku ndërhyrja po realizohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë.

Syla theksoi gjithashtu se pas përfundimit të operacionit, pacientja do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Mjekimit Intensiv të QKUK-së.

“Pacientja është në gjendje të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është dërguar në sallën e operacionit nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anesteziologjisë. Pas trajtimit do të vazhdojë mjekimin në kujdes intensiv”, deklaroi Syla.

Related Articles