Rrethi i kombëtareve të kualifikuara në Kupën e Botës aktualisht është shumë i vogël. Këtë privilegj deri më tani e kanë fituar vetëm nëntë reprezentacione, shkruan Gazeta Enigma.
Përveq nikoqirit, reprezentacionit të Katarit, i cili me automatizëm merr pjesë në manifestimin e ngjarjes më të madhe planetare, me futbollistët më të mirë në botë, në Kupën e Botës e cila mbahet nga 22 nëntor deri më 23 dhjetor 2022, pjesëmarrjen e kanë siguruar edhe Gjermania, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja dhe Serbia.
Të gjitha 7 ekipet përfaqësuese europiane janë plasuar si fituese të grupeve përkatëse, ndërsa pritet që atyre t’u bashkohen të hënën dhe të marten edhe Anglia, Italia e Holanda, kombëtare këto të cilat janë lidere në grupet e tyre, në prag të ndeshjeve të fundit sipas kalendarit të garave.
Brazili zyrtarisht ka siguruar plasmanin si përfaqësuesja e parë nga Amerikën Jugore, ndërsa në pyetje është vetëm koha kur do t’i bashkohet Argjentina si e dyta, e cila ka 8 pikë më shumë se Ekuadori që është në pozitën e tretë në kualifikimet e kombëtareve nga Amerika e Jugut.
Tërheqja e shorteve për grupet në Kupën e Botës në “Qatar 2022” është parapa të jetë data 1 prill 2022, pasi gjatë muajit mars zhvillohen ndeshjet e barazhit, në të cilat, pos tjerësh, edhe futbollisti ndër më të mirët në botë, spektakolari Kristiano Ronaldo me Portugalinë, do të kërkoj njërën nga tri pozitat që u mundëson për t’iu bashkuar kombëtareve tjera nga kontigjenti europian, me më të mirët e botës./Gazeta Enigma/