Kush është Nenad Çanaku, që tha se Kurti u rekrutua nga Shesheli?

Kush është Nenad Çanaku, që tha se Kurti u rekrutua nga Shesheli?

Nenad Çanak, politikan liberal serb, ka tronditur opinionin kosovar me prentendimin e tij se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ishte rekrutuar nga krimineli i luftës, Vojislav Sheshel. Në një emision televiziv në Serbi, të përkthyer dhe raportuar ekskluzivisht nga Nacionale, Çanak nuk ka dyshim se Kurti ishte rekrutuar nga Sheshel.


Por, kush është Nenad Çanak?

Çanak është politikan jotipik serb, pasi përveç me bindje liberale, ai është ndër të rrallët që ka pranuar shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai është themelues i partisë së qendrës së majt “Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës”. Ai ka qenë deputet i Parlamentit të Serbisë e ish-president i Kuvendi të Vojvodinës ndërmjet viteve 2000-2004.

Çanak është një figurë interesante, pasi vazhdimisht ka mbajtur qëndrime kundër politikanëve tjerë të Serbisë, përfshirë presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Si ish-kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, z.Çanak në shumë intervista kishte pohuar se e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kur flasim për lëvizje të caktuara të udhëheqjes serbe, kjo nuk do të thotë se është një sulm ndaj Serbisë si shtet, por ndaj lidershipit të caktuar. Kosova nuk ka se çfarë të njihet, ajo është e pavarur” – theksonte Çanaku për “Prva TV”- transmetonte Koha më 10 tetor 2021.

Por, ai e bëri edhe një kapërcim tjetër të madh, duke e shquar vetën nga shumica absolute e politikanëve serb. Këtë vit, z.Çanak kishte udhëtuar në drejtim të Pejës, për të vendosur kurora lule në varrezat e memorialit në Mejë, që përkujton masakrën më të madhe të kryer në Kosovë nga forcat ushtarake e policore serbo-jugosllave.

“Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë”- shkruante Çanaku në Tëitter për masakrën e Mejës, përcjell Nacionale.

Madje, Çanak nuk kishte hezituar të takohej edhe me Kurtin vitin e kaluar, të cilin tash e cilëson si njeri të rekrutuar nga Shesheli.

Related Articles