Kush është shqiptari që po i mahnitë të gjithë në Bundesliga ll? Ceka realizoi tjetër gol për Magdeburg

Kush është shqiptari që po i mahnitë të gjithë në Bundesliga ll? Ceka realizoi tjetër gol për Magdeburg

Skuadra e Magdeburg ka barazuar 2 me 2 ndaj Nurnberg në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga 2.

Në këtë ndeshje gol shënoi edhe futbollisti shqiptar, Jason Ceka.

Ceka është një lojtar shqiptar, por para disa viteve ai kishte debutuar në Kombëtaren e Gjermanisë në grupmoshat U18.

1. FC Magdeburg: Schalke-Talent Jason Ceka im Anflug? – liga3-online.de

Ai këtë sezon me ekipin e Magdeburg ka arritur një sukses të madh individual. Duke luajtur në pozitën mesfushorit anësor, 23-vjeçari ka bërë 10 asiste dhe ka shënuar katër gola.

Kujtojmë që Ceka dikur ka qenë pjesë e Akademisë së Schalke 04, kurse tani vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 600 mijë euro.

Futbollisti shqiptar mund të jetë një zgjedhje e mirë për Kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. Është një prej atyre lojtarëve që nuk pret një ftesë nga ekipi i parë i Gjermanisë.

Related Articles