Tifozët e Kosovës kësaj radhe do të brohorasin edhe emrin e Art Smakaj në ndeshjen ndaj Norvegjisë.
Ndonëse i ri në moshë, mbrojtësi Smakaj është ftuar për ndeshjen miqësore nga Foda pas paraqitjes fantastike me NK Lokomotiva në Kroaci.
21 vjeçari karrierën e tij e kishte nisur në Akademinë e Dinamo Zagrebit për të vazhduar më vonë tek Lokomotiva, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë këtij sezoni ai zhvilloi 26 ndeshje, ku shënoi një gol dhe asistoi tre herë.
Dardanët do të zhvillojnë ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë me datë 5 qershor në Oslo. /Gazeta Enigma