Kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK, nga numërimi i votave të diasporës?

Kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK, nga numërimi i votave të diasporës?

Është duke vazhduar edhe sot procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ndonëse LVV-ja ka marrë shumicën e këtyre votave, PDK radhitet e treta me 5.75% të votave.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, deri tani ka marrë 203 vota, kurse menjëherë pas tij radhitet numri i dy i partisë, Memli Krasniqi, me 114 vota.

Kandidatja Vlora Çitaku bëhet e ditur se ka marrë 98 vota, ndërsa kandidati Uran Ismaili 81 vota, kurse Enver Hoxhaj 72 vota.

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa rezultatet nga numërimi i votave të diasporës mund t’i gjeni duke klikuar këtu

Related Articles