Kush po u ofron strehim dhe hapësire pune 20 gazetarëve ukrainas në Kosovë?

Kush po u ofron strehim dhe hapësire pune 20 gazetarëve ukrainas në Kosovë?

Në Kosovë do të vijnë 20 gazetarë nga Ukraina, ende nuk janë publikuar emrat apo mënyra e akomodimit të tyre.

Kjo hapësirë është e zbrazët në këtë kompani të marketingut.

Ajo është ofruar si ndihmë për hapësirë të punës për 20 gazetarët ukrainas që pritet të vijnë në Kosovë.

Këta të cilët po ikin nga lufta që po ndodh në Ukrainë pas sulmeve ruse.

Pronari i kompanisë, Fisnik Ismaili thotë që do t’i mirëpresë gazetarët që kanë nevojë për hapësirë e shoqëri.

Mirëpo ai shton se kërkesës së tij për ndihmë nuk u janë përgjigjur nga Qeveria.

Por se kush do të merret me akomodimin e tyre, ka pasur shumë reagime.

Edhe nga Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë, shprehen të gatshëm të ndihmojnë kolegët ukrainas.

Megjithatë, Naile Dema, anëtare në AGK thotë se nuk kanë informacione se kush janë këta gazetarë apo se si do të akomodohen.

Dema shton se Qeveria duhet të jetë e kujdesshme kur kontrollon identitetin e gazetarëve.

Madje, ajo thotë se ka zhvilluar një bisedë me nismëtaren e këtij vendimi, deputeten Doarsa Kica Xhelili, e kjo ka qenë përgjigja e saj.

Televizioni ka tri ditë që kontakton edhe me deputeten në fjalë, për të marrë vesh se si do të shkojë ky proces, mirëpo Kica-Xhelili nuk i është përgjigjur kërkesës së televizionit.

VIDEO

Related Articles