Kushërira e Parashqevi Simakut tregon si kanë humbur kontaktet me këngëtaren: Ka pësuar hemorragji cerebrale, nuk është e kthjellët

Kushërira e Parashqevi Simakut tregon si kanë humbur kontaktet me këngëtaren: Ka pësuar hemorragji cerebrale, nuk është e kthjellët

Donalda Surduçku ka dhënë dritë mbi fatin e ikonës shqiptare të këngës shqipe, Parashqevi Simakut, pas raportimeve se ajo ka mbetur e pastrehë rrugëve të New York-ut, shkruan Enigma.

Një video e cila qarkullonte në mediat amerikane, pretendohej se ishte pikërisht Parashqevi Simaku, e cila si e pastrehë, pranonte dhurata për festat e fundvitit, diku në New York.

Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

“Përshëndetje Zonja Mira,

Jam një familjare e Parashqevisë. Prej vitesh kemi humbur kontaktet me të. Informacioni i fundit që kemi është se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e si pasojë, nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

Tezja e mamasë sime (pra, mamaja e saj) ndërroi jetë totalisht e vetme vitin e kaluar, me lot në sy për vajzën e saj. Siç ju thashë, kontaktet me Parashqevinë i kemi humbur prej disa vitesh.

Ju falënderojmë për këtë nismë dhe shpresojmë që ndoshta është ende e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë.

Faleminderit!

Related Articles