Sot në Komunën e Gjilanit është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal.
Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra është kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Kadriu mori votat e partive opozitare, në një seancë ku ishin të pranishëm 32 anëtarë të Kuvendit, ndërkaq në votim morën pjesë vetëm 20 prej tyre.
Kryesuesi i deritashëm, Arianit Sadiku (LVV) u shkarkua javën e kaluar, me 19 vota të opozitës (LDK, PDK, Vatra), pas prishjes së koalicionit LVV-PDK.
Kadriu, pasi u falënderua për besimin e dhënë, tha se prioritet i tij është ri-funksionalizimi i Kuvendit dhe trupave të tij.
‘Për mua do të jetë nder që t`i shërbejë komunës sonë dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Kushtrim Kadriu.
Deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri, seancën e jashtëzakonshme e ka udhëhequr Ismajl Kurteshi (LVV), si anëtari më i vjetër i Kuvendit.