Hoti thotë se 2023-ta do të jetë vit i humbur në investimet kapitale

Hoti thotë se 2023-ta do të jetë vit i humbur në investimet kapitale

Avdullah Hoti, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, raporton Gazeta Enigma.

Ai i ka cekur disa aryse për këtë konstatim.

“Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak: 1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale, 2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, 3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave. Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Enigma

Related Articles