Kushtrim Shabani largohet nga Llapi

Kushtrim Shabani largohet nga Llapi

Kushtrim Shabani është futbollisti i radhës që largohet nga skuadra llapjane Llapi.

Mesfushori qendror nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka lajmëruar që ka ndarë rrugët me Llapin.

Shabani kishte kontratë me llapjanët, por ai ka vendosur t’i ndajë rrugët edhe pse nuk ka njoftuar për arsyen.

26-vjeçari Shabani ka qenë pjesë e Llapit për tetë vite në dy periudha të ndryshme, derisa së shpejti pritet të njoftoj për klubin e tij të ri.

Njoftimi i plotë nga Kushtrim Shabani (pa ndërhyrje):

Çdo fillim e ka një fund, njësoj edhe rrugëtimit tim si futbollist i KF Llapi i erdhi fundi.

Pas një periudhe të gjatë dhe shumë të suksesshme si futbollist i klubit Llapi, me marrëveshje të dyanshme me klubin vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin.

Jam krenar për periudhën e kaluar me klubin e vendlindjes sime dhe që isha pjesë e sukseseve historike të këtij klubi, ku me mund, djersë e shumë sakrificë udhëhoqa ekipin si Kapiten.

Dua të falënderoj secilin anëtar të klubit për bashkëpunimin që kishim gjatë këtyre viteve si dhe tifozerinë “Ultras Legjendat” për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë mua dhe ekipit.

Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim, ndërsa për të ardhmen time do vendosi ditëve në vijim. Me respekt, Kushtrim Shabani.

Related Articles