Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dalë në një konferencë për media ku ka folur për punët që ka bërë ministria që ajo udhëheq brenda periudhës 1-vjeçare.
Për mosvotimin e Projek Kodit Civil, Haxhiu tha se deputetët e Kuvendit duhet t’i përfaqësojnë të gjithë qytetarët pavarësisht orientimit seksual.
“Në Kuvendin e Kosovës ka deputetë që janë te feve të ndryshme. Por duhet të përfaqësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht orientimit seksual.Nuk mund të kuptoj gjuhën e urrejtjes në Kuvendin e Kosovës, më vjen mirë që kreu i Kuvendit Konjufca ka pas një rol konstruktiv dhe emancipues….Ne nuk negociojmë për të drejtat e njeriut sepse janë të njohura”, u shpreh ndër të tjera ministrja Haxhiu.