Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se Kuvendi këtë javë do të mbajë dy seanca.
Ajo bëri të ditur se njëra seancë do të mbahet të enjten dhe tjetra të premten.
“Nga mbledhje e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam që gjatë kësaj jave të kemi dy seanca të rregullta të Kuvendit , e para është ditën e enjte me fillim nga ora 10:00, seancë kjo e cila do të trajtojë pikat e pa përmbyllura të seancave paraprake”.
“Ndërsa seancë të re do të ketë Kuvendi të premten me fillim nga ora 11:00, në të cilën pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit për dialogun Kosovë-Serbi dhe pastaj do të vazhdohet me pikate rregullta të rendit të ditës”, është shprehur ajo