Kuvendi Komunal i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme, LVV thotë se nuk do marrë pjesë

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme, LVV thotë se nuk do marrë pjesë

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme.

Pika e vetme e rendit të ditës është propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033.

Seanca pritet të nisë nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë, tha se grupi i tyre i asamblistëve nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, pasi sipas tyre, “ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin Ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore”.

“Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Related Articles