Me 66 vota për Kuvendi i Kosovës, ka miratuar në parim plotësim-ndryshimin e 15 projektligjeve në sektorin e shëndetësisë.
E këto projektligje kanë të bëjnë me shëndetin riprodhues, për sëmundjet ngjitëse, transplantimin e indeve dhe qelizave, për shëndetin riprodhues dhe për ndërprerjen e shtatzënisë.
Dafina Bunjaku nga ministria e Shëndetësisë, ka shpalosur 15 projektligje para deputetëve të kuvendit.
“Projektligjet kanë për qëllim harmonizimin e dispozitave ligjore. Do të krijojë një siguri juridike për mbrojtjen e shëndetit. 15 projektligje kanë kaluar procedurat ligjore dhe priten të aprovohen. Projektligji për Shëndetësi, projektligji për plotësim për sëmundjet ngjitëse, për sigurim shëndetësor, për transplantimin e indeve dhe qelizave, për ndërprerjen e shtatzënisë, për shëndetin riprodhues, për inspektoratin sanitar të Kosovës”, ka thënë ajo.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e ka shqyrtuar projektligjin për shëndetin riprodhues, derisa për këtë kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollcaku tha se projektligji i plotëson kushtet e parapara.
“Unë mund të deklarohem për secilin ligj veç e veç, që mos të deklarohem 15 herë vetëm duka ia ndërrua emrin ligjit. Në takimin e mbajtur, Komisioni ka shqyrtuar në parim projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin. Projektligjit i plotëson kushtet e parapara”, ka thënë ajo.
Deputetja, Time Kadriaj tha se do ti votojnë këto projektligje.
“Ne si parlament, kërkojmë të kemi harmonizim të ligjeve që të mos jenë në kundërshtim njëra me tjetrën, ne pajtohemi dhe do t’i votojmë”, u shpreh ajo.
Ish-ministri Armend Zemja ka pohuar se 15 ligjet për plotësim-ndryshim janë vetëm improvizim, derisa i ka quajtur mashtrime, por që tha se si grup parlamentar i mbështesin.
“Sjellja e 15 ligjeve për plotësim-ndryshim në sektorin e Shëndetësisë është improvizim sesa ndryshim përmbajtjesor, por si pjesë e kabinetit të qeverisë, qeveria duhet ti kthehet seriozitetit të punës. Qytetarët kanë pritur ndryshimin e Ligjeve për Shëndetësi, për Sigurime Shëndetësore. Andaj 15 ligje e kanë objektiv harmonizimin”, tha Zemaj.
Edhe shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se i përkrahin këto projektligje.
“Ne kuptojmë që ministrja sapo ka marr detyrën, dhe i kërkojmë qeverisë që të ketë fokus me të madh në një reformë më të thellë në sistemin shëndetësor dhe në plotësim-ndryshimin e këtyre ligjeve dhe në parim i përkrahim”, tha Tahiri. /Gazeta “Enigma”/