Kuvendi nuk e miraton raportit vjetor të BQK-së për vitin 2021

Kuvendi nuk e miraton raportit vjetor të BQK-së për vitin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot nuk e kanë miratuar raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Ky raport ka marrë vetëm nëntë vota për, ndërsa është kërkuar që të ketë edhe diskutim për të në Kuvend.

“Në bazë të ligjit ky raport shqyrtohet nga komisioni për buxhet dhe i vjen seancës për informim dhe në seancë pritet të ketë diskutim nga deputetët për gjendjen ekonomike dhe financiare në vend dhe kaq, pra i vjen për informim seancës dhe pritet që pritet të japim vlerësimet e tyre mbi këtë raport për gjendjen ekonomike dhe financiare në vend.” ka thënë deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në anën tjetër, Komisioni për Buxhet ka kërkuar që në kuadër të këtij raporti të jetë edhe guvernatori i BQK-së, por kryesia ka vlerësuar që kjo nuk është e nevojshme dhe i njëjti është hedhur në votim.

“66 deputetë morën pjesë në këtë votim, për ishin nëntë, kundër ishin 57, asnjë abstenim kështu që konstatoi që Kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të Bankës qendrore për vitin 2021.”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Në bazë të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, brenda gjashtë muajve pas mbylljes së vitit financiar e njëjta duhet ta dorëzojë në Kuvend një raport të miratuar nga bordi në lidhje me operacionet dhe punës së BQK-së gjatë gjithë vitit.

Related Articles