Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë plenare.
Gjatë kësaj seance nuk është votuar rezoluta për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në seancën e sotme të kuvendit, pro kësaj rezolute që ishte propozuar nga PDK-ja ishin vetëm dy deputetë, një ishte kundër kurse 58 të tjerë abstenuan.
Rezoluta e PDK-së ishte tri pikëshe, ku në pikën e parë, sipas rezolutës, obligohej qeveria që në afat prej 30 ditës të hartojë plan konkret për adresimin e gjetjeve të raportit të DASh-it.
Në pikën e dytë thuhej se “Plani nga pika I e kësaj rezolute duhet të përmbajë masa dhe veprime konkrete për secilën gjetje të raportit si dhe afatin për përmbushjen e tyre nga institucionet respective”.
Kurse, në pikën tre, me anë të rezolutës kërkohej nga qeveria që brenda afateve objektive të raportojë në kuvend për implementimin e masave. /Gazeta Enigma