Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Projekt-Rezoluta për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës dështoi të miratohej.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se nga 61 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan kundër, pa asnjë votë pro apo abstenim, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo vendimmarrje tregon një qëndrim të qartë dhe të bashkuar të Kuvendit ndaj çështjes së ushqimit për forcat e armatosura./GazetaEnigma/