Në Kuvendin e Kosovës, nuk është votuar për rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave të sektorit publik.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se 14 deputetë votuan për, kundër 58 dhe katër të tjerë abstenuan.
Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kishin mbaruar në seancën e 22 qershorit, sot ishte vetëm votimi i projekt-rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
Kërkesa për këtë interpelancë me Muratin ishte nisur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.