Kuvendi publikon foto nga takimi “konsultues” që i ftoi Avni Dehari përfaqësuesit e partive

Kuvendi publikon foto nga takimi “konsultues” që i ftoi Avni Dehari  përfaqësuesit e partive

Kuvendi i Kosovës ka publikuar disa forografi nga takimi konsultativ i mbajtur mes kryesuesit të seancës së sotme, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive politike.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, të ndërprerë më 15 prill. Në hapje të saj, kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një takim konsultativ përkitazi me raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pas takimit kryesuesi Dehari njoftoi deputetët për ndërprerjen e seancës, duke paralajmëruar vazhdimin e saj, të shtunën, në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./GazetaEnigma/

Related Articles