Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së sotme, ka shkarkuar kryesuesen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Selvete-Grajqevci-Pllana.
Ishin 62 vota për që dërguan në shkarkimin e saj, teksa pati dy abstenime dhe asnjë votë kundër.
Po ashtu u shkarkuan edhe anëtarët e bordit, Rrezarta Pushkolli, Gani Kastrati dhe Gani Maliqi.