Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite janë një sërë projektligjesh të rëndësishme për shqyrtim të dytë.
Në këtë seancë, që fillon në ora 10:00, deputetët pritet të trajtojnë gjithsej 10 projektligje që prekin fusha të ndryshme, nga ekonomia dhe financat, deri te shëndetësia, banimi dhe arsimi.
Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë:
Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të destabilizimit në treg,
Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
Projektligji për Shërbimet e Pagesave,
Projektligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm,
Projektligji për Shtetësinë e Kosovës,
Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore.
Po ashtu, në shqyrtim do të jenë edhe ndryshimet në ligjin për kontabilitet dhe auditim, si dhe projektligje të tjera me rëndësi specifike, përfshirë atë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe për lëndët plasëse.
Kujtojmë se për nesër (e premte), janë paraparë edhe dy seanca parlamentare. Njëra do t’i dedikohet kongresmmenit Eliot Engel si seancë solemne, ndërsa tjetra me pika të rendit të ditës projektligje, marrëveshje ndërkombëtare, bordin e RTK-së , të KPM-së”, ka njoftuar Haxhiu.
