Kuvendi i Kosovës ka votuar bordin e ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), raporton Gazeta Enigma.
61 deputet kanë qenë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ku si udhëheqës i këtij bordi është zgjedhur Nazim Rrahimi
Anëtarë të këtij bordi janë emëruar:
Lule Ahmedi, anëtare;
Shkumbin Hamiti, anëtar;
Rrezarta Duraku Rizaj, anëtare; dhe
Arian Qorrolli, anëtar.
Mandati i këtij bordi është pesëvjeçar