Kuvendit i përfundon pushimi, të hënën mblidhet Kryesia

Kuvendit i përfundon pushimi, të hënën mblidhet Kryesia

Kuvendi i Kosovës pas pushimit të marrë me 12 gusht do t’i kthehet punës.



Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën në orën 13:00 për të caktuar seancën e parë për sesionin vjeshtor dhe për të diskutuar disa nga pikat e rendit të ditës.

Rendi i ditës​

I.   Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 12 gusht 2021:

8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

IV. Përgatitjet për Seancë plenare:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalitve nga seancaat e mëparshme,

4.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

6.      Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. ​

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Related Articles