El Camino spikat në skenën e automobilave në SHBA falë formës së saj në stil dhe dizajnit tërheqës.
Dhe si rezultat, shumë njerëz do të dëshironin që Chevrolet të ketë një El Camino të ditëve moderne dhe ndërsa kjo duket e pamundur, ekziston një shembull veçanërisht i vitit 1960 i cili është vënë në shitje në Kentucky.
Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një El Camino që ka kaluar përmes më shumë se 1.500 orë restaurimi dhe azhurnime për ta bërë atë edhe më të dëshirueshëm.
Madje, siç është vlerësuar më tej, ky “Chevrolet” i vitit 1960 është bërë aq tërheqës sa ‘do të shpenzonit edhe centin e fundit’ për ta blerë atë.
Siç bëhet e ditur, “nën kapak” gjendet një motor V8 dhe fuqia e të cilit dërgohet në rrotat e pasme përmes një transmetimi automatik.
Aty gjithashtu janë bërë ndryshime të ndryshme të tjera, duke përfshirë pajisjen e një sistemi të ri stereo, dhe jo vetëm.