Kosova dhe Zvicra do të përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se rreth 700 tifozë helevetë pritet të jenë sonte në shkallët e stadiumit në Prishtinë.
“Të dy kombet presin një atmosferë pasiononte, por paqësore në stadiumin Fadil Vokrri”.
“Arena në Prishtinë u shit brenda dy orëve, rreth 700 tifozë do ta shoqërojnë Zvicrën në ndeshjen e parë konkurruese kundër Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se të gjitha biletat janë shitur për këtë takim, me stadiumin që pritet të jetë i stërmbushur.