Pejë: Policia i gjen drogë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur drogë.

Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 11:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles