Ky do të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

Ky do të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës pas më pak se dy orë do të zhvillojë sfidën e katërt në këtë grumbullim, atë ndaj Greqisë.

“Dardanët” synojnë fitoren ndaj grekëve edhe pse kanë mungesa të shumta.

Enigma tashmë ka mësuar formacionin zyrtar të Kosovës, me Alain Giresse që ka zgjedhur të luajë me një skemë të re: 4-4-2.

Në portë rikthehet Arijanet Muric, që mungoi ndaj Irlandës Veriore shkaku i kartonit të kuq që mori ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Formacioni i Kosovës (4-4-2): Muric; Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Bytyqi, Muslija, Berisha, Rrudhani; Muriqi, Rashica.

Related Articles