Një burrë është arrestuar dje në Istog, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar dhe tretman mjekësor.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Gazmend Vrankaj, i komunitetit egjiptian.
Burimet bëjnë të ditur se Vrankaj është recidivist i veprave penale. Vajza e rrahur është e moshës rreth 12 vjeçare dhe se i njëjti disa herë ka detyruar fëmijët të kërkojnë lëmoshë.
Fatkeqësia e krejt kësaj është se i njëjti pavarësisht se disa herë është arrestuar, Prokuroria e ka liruar vazhdimisht në procedurë të rregullt. I njëjti ka detyruar fëmijët e tij që të ndalen edhe nga shkolla.
“Me datën 05.10.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se me datën dhe kohen e lartcekur është rrahur nga prindi i saj. Viktima kishte pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.