Ky është “bosi” me 27 parcela kanabisi në Malësi të Madhe

Ky është “bosi” me 27 parcela kanabisi në Malësi të Madhe

Personi që shihni në foto është Nesti Delaj alias Errnest Veshtaj 52-vjeç i arrestuar si i dyshuar si organizatori i kultivimit të lëndëve narkotike në Malësi të Madhe.

Policia ka zbuluar 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8000 fidanë kanabis, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.

Në banesën e 52-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta që i mbante pa leje.

Nga operacioni antikanabis janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe. Gjovalin Gjekaj, drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit, Roland Gjekaj (specialist) dhe Arben Hysaj (hidraulik). Ata mbulonin zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë.

Related Articles