Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prizren-Reçan, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë, viktima është rreth 70-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, kurse gruaja e tij 67-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Sipas Sinjalit burri i moshuar që humbi jetën tragjikisht është Fejzo Mustafic.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësoren dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra”, u shpreh Bytyqi.
“Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend, ndërsa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”.