Halil Thaçi do ta zë ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai do ta zëvendësojë Alban Hysenin, i cili dha dorëheqje nga ky post, për t’u betuar si kryetar i Komunës së Gjilanit.
Thaçi nga Obiliqi në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marrë 5921 vota.