Ky është i dyshuari dhe i dëmtuari në incidentin me armë në Gjakovë

Ky është i dyshuari dhe i dëmtuari në incidentin me armë në Gjakovë

Në lidhje me incidentin e ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë, ku pati përleshje dhe të shtëna me armë zjarri në një lokal, janë identifikuar personat e përfshirë.

Sipas Sinjalit, i dyshuari në këtë rast është Olti Bytyqi, ndërsa i dëmtuari është Alban Dujaka

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal që ka eskaluar në përleshje fizike, ndërsa sipas deklarimeve dhe dëshmive në vendngjarje, është dëgjuar edhe një krismë arme.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa arma që dyshohet të jetë përdorur është sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Related Articles