Ky është i dyshuari që iu bastis shtëpia në Kamenicë, sekuestrohen armë e municion

Ky është i dyshuari që iu bastis shtëpia në Kamenicë, sekuestrohen armë e municion

Policia Rajonale në Gjilan, konkretisht njësia e hetimeve në Kamenicë, ka kryer një aksion të hënën në fshatin Koretin të Kamenicës,raporton Gazeta “Enigma”.

Pas bastisjes nga Policia në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur armë e municion.

Ky aksion lidhet me një rast të muajit tetor që tashmë është iniciuar në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas burimeve të Sinjalit bastisja është kryer në shtëpinë e B.Demi, rreth 32-vjeçar.

Në shtëpinë e tij, Policia ka konfiskuar pushke gjuetie, mbi 40 fishekë, jelek për mbajtje të municionit, elektroshok, thika, shufër e pajisje të tjera.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur dhe brenda afatit ligjor do të dorëzohet kallëzimi penal. /Gazeta Enigma/

Related Articles